Telegrafi

Murati: Bëhet ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.

Murati ka thënë se të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht.

“Sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin”.

Ministri i Financave ka kujtuar se krahas pagesës së shtesave për fëmijë, është bërë edhe pagesa e rregullt për lehonat përfituese, siç rëndom bëhet tashmë çdo muaj./Telegrafi/