Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murak Yakin ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Zvicra është në Grupin C dhe renditet në vendin e dytë me 14 pikë, aq sa ka Italia liderë dhe këto dy ndeshje janë të rëndësishme.
Helvetikët do të luajnë në Romë kundër Italisë më 12 nëntor ndeshjen e parë kualifikuese, ndërsa më 15 nëntor ballafaqohet me Bullgarinë.
Për këto dy takime, Yakin ka vendosur t’i ftojë lojtarët më të mirë në listën prej 25 futbollistët.
Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë dy futbollistët e vetëm shqiptarë të ftuar nga përzgjedhësi Yakin, ndërsa në listën rezervë janë edhe Albian Ajeti dhe Kastriot Imeri.
Aufgebot / Sélection / Convocazione
🇮🇹 🆚🇨🇭
📆 12.11 🕘 20:45
🏟️ Roma
🎟️ https://t.co/4WJCJR3t4u🇨🇭🆚 🇧🇬
📆 15.11 🕘 20:45
🏟️ swissporarena, Luzern
🎟️ https://t.co/LvDlnGCgvt (Keine Abendkasse / Caisses du stade fermées / Biglietterie chiuse)ℹ️ 👉 https://t.co/AeHvUVv9wn pic.twitter.com/f5SnuCNdIK
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) November 5, 2021
Në listë nuk mungojnë as emra yjesh si Breel Embolo, Fabian Schar dhe Denis Zakaria.
Mungesa më e madhe e Zvicrës padyshim se është ylli tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili është i dëmtuar tash e disa javë. /Telegrafi/