Telegrafi

Murat Meha jep dorëheqje, nuk pret që të votohet qeveria Haradinaj?

Shefi i Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha ka dhënë dorëheqje.

Ai si duket, nuk ka pritur që Haradinaj të emërohet si shef i Qeverisë, duke u larguar nga puna të cilën e ka ushtruar deri më tani, ka raportuar lajmi.net.

Ndryshe, Haradinaj e ka akuzuar vazhdimisht Mehën për jo profesionalizëm në përcaktimin e vijës kufitare të Kosovës me fqinjin perëndimor, ku në një rast i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kishte quajtur Mehën “peder”.