Telegrafi

Murat Jashari, i dyshuar për plagosjen e Azem Vllasit?

Siç shkruan portali Indeksonline, Policia e Kosovës tanimë ka identifikuar të dyshuarin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Lexo po ashtu Plagoset me armë zjarri avokati Azem Vllasi (Foto)

Siç shkruan më tej ky portal, duke u thirrur në burimet e veta, i dyshuar për këtë rast është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.

I dyshuari Murat Jashari, thuhet më tej, ndodhet në arrati ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Lexo po ashtu Lenjani tregon për gjendjen shëndetësore të Azem Vllasit

Azem Vllasi është plagosur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në qendër të Prishtinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtrirë në Klinikën e Traumatologjisë në QKUK me gjendje stabile.

Policia e Kosovës po e ruan me forcat e saj si jashtë ashtu edhe brenda Klinikës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi