Site icon Telegrafi

Murat Boz i blenë veturë 200 mijë euroshe Asli Enverit

Ata janë një ndër çiftet më të përfolura të shoubizit turk dhe më gjerë.

Bëhet fjalë për Asli Enverin e Murat Bozin, të cilët ka kohë që janë në lidhje dhe kanë planifikuar që dashurinë ta kurorëzojnë.

Së fundi, këngëtari i ka bë një befasi aktores së serialit që është ndjek edhe nga shqiptarët, “Nusja nga Stambolli”, i cili u shfaq në ekranet tona televizive.

Ai të dashurës së zemrës i ka blerë një veturë të tipit, Jeep, i cili kap vlerat e 200 mijë eurove gjersa një të tillë e ka edhe vetë.

Kujtojmë se dyshja gjatë këtij viti janë rilidhur sërish pasi ishin ndarë për një periudhë 8-9 muajshe duke mos dhënë ndonjë detajë.

Ndryshe, Murati është duke punuar në video projekte të reja muzikore gjersa Asli do të vjen me role të reja në seriale. /Telegrafi/

Exit mobile version