Site icon Telegrafi

Muqiqi: Short i pafat për Prishtinën, do të tentojmë ta kalojmë këtë raund

Portieri i Prishtinës, Alban Muqiqi e ka cilësuar shortin e Ligës së Evropës si të pafat për skuadrën e tij, e cila do të përballen me suedezët e Norrkopingut.

Skuadra më e trofeshme në histori të Kosovës, Prishtina, do të luaj për herë të parë na arenën ndërkombëtare këtë vit, por shorti ishte i pafat për këtë skuadër.

Lexo po ashtu Prishtina luan kundër IFK Norrkoping në Europa League

Kështu, e cilësoi edhe portieri i klubit Muqiqi, i cili në një prononcim për Telegrafin theksoi se shorti ishte i pafat, por që Prishtina ishte e përgatitur për një skuadër të fortë në short.

Megjithatë, Muqiqi beson se bardhëkaltrit kanë shanset e tyre dhe do të tentojnë të kalojnë këtë raund.

Lexo po ashtu Ky është Norrkopingu, gjiganti suedez që do të përballet me Prishtinën në Ligën e Evropës (Foto)

“Mund të them se nuk kishim fare fat në këtë short, pasi do të luajmë me 13 herë kampionin e Suedisë”, ka thënë fillimisht Muqiqi për Telegrafin.

“Gjithsesi edhe ne kemi mundësitë tona. Do të tentojmë deri në fund që të kalojmë në raundin tjetër”.

“Realisht kemi pritur se do ta kemi një skuadër të fortë përballë dhe nuk u befasuam me këtë short”, përfundoi portieri i Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version