Site icon Telegrafi

Muntari: Milani s’do ta fitonte titullin edhe nëse do të pranohej goli fantazmë

Ish-mesfushori i Milanit, Sulley Muntari thotë se ai nuk beson se Rossonerët do ta fitonin titullin edhe nëse do të pranohej goli i ashtuquajtur “fantazmë” ndaj Juventusit.

Rossonerët ishin duke fituar 1-0 ndaj Juventusit në derbin i cili u konsiderua vendimtar për titull, para se Rossonerëve t’u anulohej një gol i pastër nga një goditje e Muntarit e cila kaloi vijën fatale, por që nuk u pranua nga gjyqtari.

Një fitore në këtë takim do ta vinte Milanin katër pikë para kundërshtarëve në luftën për titull, por Muntari beson se Bianconerët ashtu kështu do t’ia dilnin të bëheshin kampionë.

“Edhe nëse do të pranohej atëherë nuk do të mjfatonte për Scudetto. E vërteta është se nën Conten, lojtarët e Juventusit ndiheshin si luanë”.

“Më pas reflektoj: Ne kemi pasur Ibrën, Robinhon, Seedorfin, Nestan, Thiagon. Me këta lojtarë je në gjendje të mos luash qind për qind dhe të fitosh”.

“Ajo Scudetto e humbur dhe fakti se unë nuk e përfundova karrierën me Milanin janë dy gjërat më të mëdha për të cilat unë pendohem. Unë kam mundur të bëj më shumë me Rossonerët”, deklaroi Muntari. /Telegrafi/

Exit mobile version