Site icon Telegrafi

Munishin e mërzitë dorëheqja e Tovërlanit

Munishi ka thënë për “Epokën e re” se Prishtina ka dëshmuar mosprofesionalizëm në klub dhe Tovërlani nuk është fajtor për rezultatet e kësaj skuadre.

“Afrim Tovërlani pas asnjë dyshim është njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Atë e kam shok të mirë dhe aspak nuk jam ndjerë mirë kur e mora lajmin për dorëheqjen e tij. Prishtina në këtë rast tregoi se nuk është duke punuar profesionalisht, sepse Afrimi nuk është fajtor për rezultatet e dobëta të kësaj skuadre, por fajtorë janë largimet e shumta, që kanë ndodhur në fillim të kampionatit”, ka deklaruar Munishi.

Siç dihet Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani njihen në opinionin futbolldashës për deklaratat bombastike në drejtim të njëri-tjetrit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version