Site icon Telegrafi

Munishin e kënaq barazimi përballë Llapit

Llapi dhe Hajvalia kanë luajtur baras 1-1 në derbin e javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit nuk kanë arritur që njëra ose tjetra t’i marrin pikët maksimale.

Megjithatë trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi ka mbetur i kënaqur me barazimin si mysafirë.

“Llapi po tregon një formë të mirë në këtë sezon dhe është rezultat i mirë për ne. Ndeshjen e fundit ne e luajmë si vendas dhe rivalët tonë për titull, kanë ndeshje të vështira”.

“Shpresoj se Llapi sa më parë do të ndërtojnë stadiumin pasi që mangësia e këtij derbi, ishte fusha”, ka thënë pas takimit Ismet Munishi, për ‘Supersport Kosovën’. /Telegrafi/

Exit mobile version