Një ditë më vonë, Munishi e ka ndryshuar mendjen, duke mbetur trajner i ekipit prishtinas.
Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri për portalin GazetaOlle, i cili ka thënë se pronarët e klubit nuk ia kanë miratuar dorëheqjen, e madje e kanë vlerësuar lartë punën e tij, gjë që e ka shtyrë ta vazhdojë punën.
Ai ka pohuar se të shtunën i humbi durimin me disa gjëra të brendshme të klubit, të cilat e kishin bë të ndihet i nënçmua, dhe kjo e kishte shtyrë ta deklarojë dorëheqjen.
Munishi kishte thënë të shtunën se dikush nga kryesia po ia nënçmon lojtarët dhe ka tentuar t’i përzihet në punë, gjë që kishte pohuar se është e papranueshme për të.