Telegrafi

Munishi thotë se derbi ndaj Dritës ishte si ndeshje shahu

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka thënë se ekipi i tij tregoi lojë të mirë ndaj Dritës në ndeshjen që përfundoi pa gola të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Munishi shtoi se si Prishtina ashtu edhe Drita u treguan maksimalisht të kujdesshme.

Ai tha se Prishtinës i mungoi pasimi i fundit para portës, por shtoi se ekipi i tij do të vazhdojë të luftojë dhe të tregojë ndeshje të mira deri në fund të sezonit.

“Drita ka ekip shumë të fortë, e kemi ditur kënd e kemi përball. Ishte një ndeshje si një përballje shahu dhe pritej vetëm një gol nga dy ekipet për të përfunduar takimi”.

“Po na mungon pasimi i fundit para portës. Duhet ende të punojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i kënaqur me atë që kemi treguar deri më tani”, ka thënë Munishi.

Prishtina është e katërta me 12 pikë pas tetë ndeshjeve. /Telegrafi/