Ismet Munishi është shprehur i zhgënjyer me humbjen 2-1 nga Malisheva në kuadër të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Prishtina lëshoi tri pikë të arta në garën për vendin e tretë, ndërsa trajneri i tyre përkundër humbjes, i përgëzoi lojtarët për mundin e treguar.
“Pësuam golin e parë me gabim individual. Në pjesën e dytë, kur u desh të kthehemi në lojë, marrim karton të kuq”, deklaroi Munishi pas ndeshjes për Art Sport.
“I përgëzoj lojtarët për luftën dhe angazhimin, por është humbje e dhimbshme. Malisheva fitoi me meritë. Sot pësuam nga gabimi individual, më herët kemi pësuar prej disa gjërave tjera”.
“Në pjesën e dytë patëm raste dhe shënuam golin. Më shumë raste patëm me 10-të lojtarë sesa me 11-të.
“Ndoshta ka ardhur në shprehje edhe lodhja e lojtarëve. Kemi luajtur në vikend e në mesjavë. Më vjen keq për këtë humbje”, shtoi më tej trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/