Site icon Telegrafi

Munishi: Ronaldo po i thyen ligjet e natyrës

Foto: RTV Dukagjini/Twitter

Edhe këtë të mërkurë RTV Dukagjini ka vazhduar me emisionin e tyre ditorë ‘Dueli Botëror’ që i kushtohet Kampionatit Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi.

Në fillimin e këtij emisioni u fol për fitoren e Përfaqësueses së Portugalisë ndaj Marokut me rezultat 1-0, ku goli i vetëm u shënua nga Cristiano Ronaldo.

Ishte trajneri dhe analisti i këtij emisioni, Ismet Munishi, që është ndalur me shumë të kjo ndeshje.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

Ai ka thënë se Cristiano është një shembull për t’u ndjekur dhe e ka krahasuar atë me basketbollistin e famshëm amerikan, Michael Jordan. Por, ka treguar edhe një prapaskenë që kishte ndodhur mes Ronaldos dhe Rio Ferdinantit në kohën kur dyshja ishin bashkëlojtarë te Manchester Unitedi.

“Suksesi nuk vjen vetvetiu, Ronaldo është një punëtor i madh. Ai ka një karakter dhe grintë të jashtëzakonshme”.

Të ftuarit gjatë emisionit të shtatë me radhë

“Ronaldo është 33 vjeçar, por metabolizmi i tij është si i një 24 vjeçari. Ai po i thyen ligjet e natyrës. Ronaldo është një shembull për t’u ndjekur”, ka thënë Munishi.

Të ftuarit tjerë në emisionin e shtatë janë edhe: Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Adriana Matoshi (aktore), DJ PM (muzikant) dhe Marigona Krasniqi (modele). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SBvCu22sk-Q

Exit mobile version