Site icon Telegrafi

Munishi: Pësuam nga pakujdesia

Prishtina e ka mposhtur Llamkosin 1:0, në ndeshjen kryesore të javës së 8-të të Superligës. Kështu, nga dje nuk ka më skuadër që nuk e ka shijuar humbjen në elitën e futbollit tonë. Prishtina ka shënuar fitore me meritë, por edhe po ta nxirrte Llamkosi një pikë nuk do të ishte e pamerituar.

Nuk ka dyshim se ishte kjo loja më e mirë dhe më e fortë deri më tash e zhvilluar në kryeqytet gjatë këtij stinori, ku nuk mungoi angazhimi, veprimet e rrjedhshme dhe çdo gjë e mirë që e karakterizon lojën e futbollit.

U shënua vetëm një gol, por rrjeta ka mundur që të preket të paktën edhe 2-3 herë. Shikuesit e shumtë u treguan shumë më korrektë se më parë, duke përkrahur idhujt e tyre, por në fund plisat iu gëzuan fitores.

“Ishte ndeshje e organizuar shumë mirë, anim korrekt, e fortë, cilësore, spektakël i vërtetë. Pësuam gol nga pakujdesia, kurse në pjesën e dytë dominuam dhe luanët u bënë mace”, tha kryetrajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version