Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se skuadra e tij ka qenë bukuria e këtij sezoni në Superligë, pas ndeshjes, ku zyrtarisht kanë Drita është shpallur kampion.
Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje të zjarrtë sidomos në pjesën e dytë.
“Ndeshja ishte shumë e mirë, Gjilani ka skuadër kualitative. Është një klub i organizuar shumë mirë. Ne bëmë një shfaqje të bukur sot. Falënderoj kryetarin dhe kryesinë e Gjilanit për mikpritjen, e po ashtu edhe gjyqtarët”.
“Ne dhe Gjilani kemi luajtur gjatë gjithë kampionatit futboll. Mendoj që ishim bukuria e këtij sezoni, Ballkani luajti futbollin më të bukur në Kosovë dhe do të vazhdojmë me punë e angazhim. Problemet tona do t’i zgjidhim me kualitet”.
“Ndeshja me Dritën? Kemi lojtarë të dëmtuar, Besnik Krasniqin e Visar Berishën, ndoshta me ta në fushë s’do ta merrnim golin e barazimit, por jam i kënaqur me paraqitjen e gjithë lojtarëve. Do të mundohemi në Suharekë t’ia prishim pak festën Dritës”, u shpreh Munishi. /Telegrafi/