Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka folur pas fitores 3-0 ndaj Trepçë ’89 në kuadër të javës së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat, me dy barazime dhe dy humbje, Prishtina i është gëzuar tri pikëve të plota nga udhëtimi i tyre në Mitrovicë.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e kryeqytetasve, Munishi, i cili nuk ka hezituar të përgjigjet pas ndeshjes.
“Trepça 89 luan që një kohë të gjatë apo historikisht futboll të mirë, por ne i kemi marrë masat për këtë ndeshje. Nika ishte në superformë dhe nxjerri në pjesë të parë, por pastaj u kthyem në lojën tonë”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.
“Falë kualitetit dhe lojës arritëm ta fitojmë lojën. Penalltia ndryshoi rrjedhën dhe pastaj i goditem duke iu shënuar golat tjerë me kundërsulme”.
“Rezultati nuk ishte real pasi Trepça ‘89 ka bërë një paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe vetëm në episode i kemi ndëshkuar”.
“Afati i janarit? Duhet të mblidhemi dhe të shikojmë. Transferime do të ketë vetëm nesë ka ndonjë lojtarë shumë cilësor, përndryshe edhe më këtë ekip jam i kënaqur”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/