Ballkani e ka mundur Feronikelin me rezultat 3-2, në një ndeshje që kishte fund tejet emocionues.
“Het-triku” i Dakut krijoi përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Ballkanin, por braziliani Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se lojtarët e tij duhet të luajnë me përgjegjësi gjatë gjithë ndeshjes.
“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet të luajmë me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”.
“Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, ka thënë Munishi për Art Sport.
Ballkani është e vetmja skuadër që ka gjashtë pikë nga dy ndeshje deri tani. /Telegrafi/