Site icon Telegrafi

Munishi: Pa humbje në këtë edicion

Trajneri prishtinas i vushtrriasve Llamkos Kosova, Ismet Munishi është lider i Raiffeisen Superligës pas 5 xhirove të zhvilluar. Ekipi i tij sot luan në Ferizaj me skuadrën me po të njëjtin emër.

Megjithatë tekniku i ri ka vetëm një qëllim të mbetet i pamposhtur deri në fund të vjeshtës. “Jam i kënaqur me lojën tonë, por besoj se ky është vetëm fillimi ne do të luajmë edhe më shpejt edhe më mirë, pasi që kemi lojtar të kalibrit evropian. Futbollistët tanë si thuhet janë me këmbë në tokë dhe janë të vetëdijshëm për situatën, dua ta mbyllim edicionin vjeshtor pa humbje”, tha ai për sporti1.com.

Skuadra vushtrriase ka pësuar më së paku gol deri më tani. “Kemi pësuar më së paku gola sepse kemi një mbrojtje të mirë, ndërsa në sulm kemi edhe m ëtë mirë sepse kemi lojtarët më të shpejt në ligë, që e bëjnë shumë mirë transformimin nga mbrojtja në fazën e sulmit”.

Munishi pranon se është adhurues i lojtarëve të ri. “I pranoj lojtarët e ri dhe jam i kënaqur me ata, por kemi edhe lojtarët me eksperiencë si Statovci, Dragusha e Liridon Ahmeti që i luajnë ekuilibrat e këtij faktori në ekip”.

Tekniku e pranon se grupi i tifozëve, Forca janë një ndihmë e madhe për ekipin. “Përkrahja e tyre është shumë e rëndësishme kur luajmë si vendas e sidomos edhe si mysafir, me ta e kemi ndarë të mirën e të keqen bashkë. Vushtrria ka shumë talenta do të shihni se çfarë talenta do të dalin nga kategoritë e reja”, tha Munishi. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version