”E kam thënë se kemi skuadër shumë të mirë dhe pavarësisht rivalit në çdo ndeshje kërkojmë fitore. Kundër Prishtinës mendoj se do të jetë një ndeshje e zakonshme. Nuk mund të them se është shumë e rëndësishme pasi jemi më të fortë se Prishtina, dhe për ne të rëndësishme janë ato ndeshje kur luajmë në kualifikime për Ligën e Kampionëve”, tha për Zërin trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, duke paralajmëruar lojë të hapur dhe sulmuese.
“Prishtina jo vetëm që do të sulmohet, por edhe bombardohet”, shprehet Munishi. Në radhët e vushtrriasve do të mungojë Bahri Kera, por kthehet Liridon Ahmeti. /Telegrafi/