Site icon Telegrafi

Munishi merret tani edhe me politikë, kritikon Kusari – Lilën (Video)

Ismet Munishi ditë më parë edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës gjakovare, Vëllaznimi.

Ai ka premtuar se do ta bëjë klubin gjakovar ndër më të fortit në kampionat.

Por së fundmi ai ka kritikuar edhe kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lilën për mos investim në klubin gjakovar.

Munishi ka thënë se ai person që dëshiron të bëhet kryetar komune në Gjakovë, duhet të investojë te Vëllaznimi. /Telegrafi/

Exit mobile version