Ballkani e nisur në mënyrë më të mirë edicionin 2020/21 në Superligën e Kosovës, ku ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse ndaj Besës së Pejës me rezultat 4-1.
Trajneri Ismet Munishi, ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës.
“Duke patur parasysh që kemi patur ngarkesa të mëdha jam i kënaqur, pasi që ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira”, tha fillimisht ai.
Sipas Munishit epilogu final i ndeshjes nuk ishte real, pasi që skuadra e Besës tregoi më shumë se rezultati.
“Përballë kishim një kundërshtarë të fortë, i cili na vuri në vështirësi në disa situata, prandaj mendoj që rezultati final i ndeshjes nuk ishte real”, deklaroi Munishi në “Art Sport”.
Duhet theksuar se në këtë përballje tekniku i FC Ballkanit u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave.
Në xhiron e radhës skuadra e Ballkanit do të përballet me Feronikelin në shtëpi. /Telegrafi/