Telegrafi

Munishi, i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin ndaj Drenicës

(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Ballkani ishte bindës në triumfin prej 5-0 kundër Drenicës në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Të zgjedhurit e Ismet Munishit e dominuan sfidën në çdo aspekt dhe në këtë mënyrë regjistroi fitoren e katërt pas pesë xhirosh, në të cilat ka regjistruar edhe një barazim.

Në komentimin e tij për Art Sport, trajner i Ballkanit ka thënë se lojtarët e tij e nisën sfidën me seriozitet që nga minuta e parë.

Lexo po ashtu Ballkani turpëron Drenicën në Therandë

Sipas tij, ka cilësi të madhe brenda skuadrës suharekase, lojtarë shumë të mirë, të cilët bënë një paraqitje për t’u lëvduar, ndërsa ndoshta nuk e kishte pritur një rezultat aq të thellë.

Edhe pse ishte i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin, Munishi ka paralajmëruar që të kihet kujdes edhe në rastet kur skuadra është duke avancuar 3-0, sepse vetëkënaqësia mund të jetë e rrezikshme.