Site icon Telegrafi

Munishi: I kënaqur me angazhimin e futbollistëve

Vëllaznimi dhe Drita u ndanë në paqe në një ndeshje mjaftë interesante të zhvilluar në Gjakovë.

Dy skuadrat me traditë në futbollin kosovar barazuan 1-1 falë golave nga Bardhoku për vendasit dhe Ardian Limani për mysafirët.

Pas ndeshjes trajneri Ismet Munishi ka deklaruar se ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

“U pa edhe sot që Drita ka një skuadër shumë të mirë. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mijë”.

“Po e paguajmë çmimin që 70% e futbollistëve të mijë po luajnë për herë të parë në Superligë”, deklaroi Munishi.

Trajneri prishtinas është ndarë i kënaqur edhe me gjykimin e kësaj ndeshje nga Gramoz Shala.

Në fund ai foli edhe për dy tifozëritë ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Kuqezinjtë e Jakovës’.

‘Intelektualët dhe Kuqezinjtë janë tifozëri e mrekullueshme. Sot ishte një nga ato ndeshjet për promovimin e futbollit kosovar”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/

Exit mobile version