Telegrafi

Munishi: Isha i kënaqur edhe me një pikë, fitorja erdhi fal angazhimit të djelmoshave

Ballkani ka marr fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 3-1, për të kaluar kështu në krye të renditjes.

Trajneri, Ismet Munishi e pranoi faktin se ai do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, pasi Llapi ka një skuadër të mirë.

“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë”.

“Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit”, ka thënë Munishi për “Art Sport”.

Ballkani i Ismet Munishit kryeson kampionatin me 10 pikë nga katër ndeshje. /Telegrafi/