Ndeshja e parë gjysmëfinale e DigitAlb Kupës së Kosovës, mes Ballkani dhe Feronikeli kanë përfunduar pa gola (0-0).
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka ironizuar me homologun e tij, Afrim Tovërlanin duke i thënë të bëhet ‘Ministër i Mbrojtjes’.
“Feronikeli u mbrojt shumë mirë, unë nuk e di nëse edhe në Drenas ‘Nikli’ do të luajë ndeshje të njëjtë, nëse po, atëherë Tovërlanin po e bëjmë ‘Ministër të Mbrojtjes’ në qeverinë e re (qesh)”, ka thënë Munishi për SSK.
Ai ka shtuar se skuadra e tij në disa momente ka pasur fat, pasi kundërshtari ka pasur disa raste të mira.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit e cila do të zhvillohet në Drenas, pritet të luhet me 18 qershor. /Telegrafi/