Site icon Telegrafi

Munishi i kënaqur me brazilianët

Hajvalia do të hyjë edhe më e fuqishme në pjesën e dytë të edicionit të Superligës. Kjo për faktin që tre lojtarët brazilianë kanë shumë kualitete dhe do të paraqesin forcë shtesë te klubi nga paralagjia e kryeqytetit.

"Jam shumë i kënaqur me tre brazilianët, njëri është mbrojtës shumë stabil ndërsa dy të tjerët sulmues shumë të rrezikshëm" tha për Sportali.net njeriu i cili triumfoi dy edicione më parë me Kosovën e Vushtrrisë dhe synon ta bëjë të njejtën gjë me Hajvalinë këtë sezon.

Lucas Mateus Martins dos Santos është lojtar nën menaxhimin e agjentit Raddi Sarfaraz, ndërsa dyshja Matheus Freitas Carvalho da Silva dhe Sergio Antonio da Luz Junior janë nën menaxhimin e agjentit kosovar Afrim Bytyqi.
/Sportali.net

Exit mobile version