Site icon Telegrafi

Munishi i kënaqur me barazim

Hajvalia dhe Llamkos Kosova të hënën pasdite në Kishnicë luajtën baras 2-2, në ndeshjen e fundit të xhiros së 24-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Tekniku i vushtrriasve pas ndeshje tha se është i kënaqur me barazimin bazuar në rrjedhjen e se si shkoi loja.

"Ishim duke humbur me rezultatin 2-1 dhe është normale që të jemi të kënaqur me barazimin edhe pse përpara kësaj sfide dëshironim që të fitonim. Nuk e kuptoj sesi i pësuam dy golat. Ashtu si në ndeshjen e Kupës edhe pse kaluam të parët në avantazh lëshuam shumë në lojën tonë. Hajvalia është një skuadër e mirë dhe dua t’i komplimentoj ata për paraqitjen që dhuruan në fushë. Mendoj se ata e meritojnë të jenë pjesë edhe Superligës edhe sezonin e ardhshëm", ka thënë Munishi për Supersport.

Llamkos Kosova momentalisht kryeson tabelën me 11 pikë më shumë se Ferizaj dhe 12 më tepër se Prishtina. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version