Site icon Telegrafi

Munishi: I kam lojtarët gladiatorë

Llamkos Kosova që në fillim të ndeshjes ia këputi shpresat mysafirëve për një rezultat pozitiv, pasi në minutën e 3’ kaloi në epërsi, më anë të Leart Eminit.

Tetë minuta më vonë erdhi goli dytë, kur Bashkim Shala, i cili nga një pozitë e pastër qëlloi portën mysafire. Faton Zejnullahu nga pika e bardhë në minutën 26’ trefishoi epërsinë vushtrriase, duke paralajmëruar fitoren e thellë. Kur gjithçka shkonte drejt fundit në skenë doli sulmuesi i vendas, Semir Zeneli, që shënoi për rezultatin 4:0.

“Unë kam deklaruar edhe më herët se i kam lojtarët gladiatorë dhe ata këtë gjë e vërtetuan në këtë ndeshje. Ishte ndeshja më e mirë këtë ketë sezon dhe i përgëzoj lojtarët për fitore”, tha për Zërin trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version