Llamkos Kosova dje në “Ferki Aliu” është mposhtur nga Prishtina me rezultat minimal 0-1, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
“Mungesat që i kishim ishin të dukshme. Lojtarët e dhanë maksimumin dhe nuk kam vërejtje tek loja e tyre, por Prishtina e dha një gol nëpërmjet Liridon Latifit, i cili është një lojtar shumë i shpejt dhe më pas u mbyll”, ka thënë Munishi.
“Ne mbizotëruam në pjesën e dytë plotësisht, por duke iu falënderuar Kushtrim Mushicës nuk e arritëm të gjejmë golin. Mendoj se mungesa e Bashkim Shalës dhe Semir Zenelit ishte arsyeja kryesore e kësaj humbjeje. Shpresoj se herën tjetër të jemi të kompletuar dhe ta mposhtim Prishtinën”, ka theksuar Munishi.
Pas fitores së Prishtinës tashmë edhe më shumë është “nxehur” gara për titull të kampionit, sepse vushtrriasit tani kanë vetëm shtatë pikë diferencë me kryeqytetasit. /KP/Telegrafi/