Hajvaliasit e mundën sot Llapin me shifrat 1:0, në xhiron e 10 të Riaffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Vendosi një gol i sulmuesit Semir Zeneli.
‘Timonieri’ Ismet Munishi e vlerësoi lart skuadrën e tij.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë ku kemi mundur të shënojmë më shumë se një gol, pasi që disa herë i’a kemi dridhur shtyllat Llapit. Sot super Havjalia evropiane, e mundi Llapin evropian”, ka thënë Ismet Munishi pas ndeshjes.
Ai i është kundërpërgjigjur edhe trajnerit Batatina, i cili tha se Hajvalia nuk ka treguar ndonjë futboll cilësor.
“Me vet faktin se Llapi ka ardhur për të mbrojtur, do të thotë se e kanë humbur ndeshjen ende pa nisur ajo. Mendoj se te Llapi shpejt do të afrohen emra të mëdhenj që i kanë shumë futbollit llapjan”, përfundoi Ismet Munishi. Hajvalia renditet e katërta me 15 pikë.