Ismet Munishi ka folur me elozhe për Kombëtaren e Gjermanisë në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini.
Trajneri i njohur kosovar ka folur në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini në lidhje me forcën e kombëtares gjermane.
Munishi ka theksuar se Gjermania ka një ekip më të dobët se katër vite më parë, por janë gjithmonë të rrezikshëm.
Gjithashtu sipas trajneri kosovar, Gjermania është ekipi i vetëm që ka trajner dikë që ka fituar Kupën e Botës.
“Gjermania është më e dobët se para katër viteve, por jo edhe për ekspertët”, ka thënë fillimisht Munishi për emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini.
“Gjermania është gjithmonë e rrezikshme, gjithmonë e rrezikshme”.
“Mua më kanë lënë përshtypje tre apo katër futbollistë. Trajneri i ka bërë ndërrimet me kohë. I ka largu nga formacioni lojtarë si Khedira e Hummels”.
“Mos të harrojmë që Gjermania e ka një trajner që e ka fituar Kupën e Botës, ndërsa asnjë përfaqësuese tjetër nuk ka trajner tjetër që e ka fituar atë”, përfundoi trajneri kosovar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MZ5bZy3p-lg