Telegrafi

Munishi i emocionuar: Futbollistët po e japin maksimumin edhe pse nuk po paguhen

Vëllaznimi i Gjakovës ka pësuar humbje 3-0 në shtëpi nga Llapi.

Trajneri i gjakovarëve, Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes për problemet që kanë ‘Kuqezinjtë’.

Ai ka thënë së kanë probleme të mëdha me pagesa dhe të gjitha gjërat tjera.

“Jemi shumë vonë me pagesa, jemi shumë vonë me shumë gjëra. Ne jemi duke vazhduar që të luftojmë, vazhdojnë që të sakrifikojmë cdo gjë për klub”.

“Mendoj se mos-shënimi i golave vjen nga ngarkesa psikologjikë që vjen gjatë javës. Për ndeshje secili futbollist mendon vetëm për lojë”, u shpreh Munishi.

Tutje ish-trajneri i Dritës ka thënë se do të vazhdojnë kampionatin edhe pa para.

“Ne vazhdojmë të luajmë edhe pa para që ta përfundojmë këtë sezon. Duhet të bëhet diçka sepse këta djem meritojnë të trajtohen mirë”.

“Gjithë kjo luftë gjithë ky angazhim, më vjen shumë keq prej tyre sepse po sakrifikojnë shumë”,deklaroi Munishi. /Telegrafi/