Trajneri kontrovers thotë se as Jose Mourinho, i cili njihet si trajneri më i mirë në botë në 10 vjetët e fundit, nuk do ta këndellte Hajvalinë më mirë sesa ai.
Kur e mori në dorë skuadrën prishtinase, ekipi bardh e kuq ishte në fund të tabelës, ndërsa me Munishin është ngritur në pjesën e epërme dhe nuk është larg vendit të parë.
“Ne do të vazhdojmë me rezultate pozitive, absolutisht. E them pa modesti: edhe Jose Mourinho po ta merrte në dorë Hajvalinë, nuk e kish ngritur siç e kam ngritur unë”.
“Lojtarët kanë reaguar pozitivisht kur kam ardhur dhe prej pozitës së fundit e kam ngritur ekipin, i cili mund ta marrë edhe pozitën e parë”, deklaroi Munishi për Zërin.