Ekipi i “gladiatorëve” ashtu si po quhet Llamkos Kosova, e ka gjunjëzuar Hysin në një ndeshje mjaft interesante, në të cilën fund e krye dominoi ekipi nga Vushtrria, për t’u renditur në vendin e parë në ligën elite të futbollit kosovar.
Dominimi fillestar i vushtrriasve solli epërsinë e shpejtë të tyre, që edhe shpërqendroi mysafirët. Trajneri i Llamkosit, Ismet Munishi pas ndeshjes nuk e ka fshehur gëzimin e tij për fitoren dhe rikthimin në pozitën e parë të tabelës.
“Është ndjenjë e mirë që të fitosh këso ndeshje. Gëzimi bëhet më i madh kur e di se je i pari në tabelë. Lojtarët e mi luftuan dhe e merituan fitoren përballë Hysit, një ekip që meriton respekt”, tha Munishi. /Zëri/Telegrafi/