“Po, është e vërtetë që kemi arritur marrëveshje me futbollistët, Egzon Shabani dhe Berat Hyseni, të cilët do të jenë pjesë e Llamkosit në kampionatin e ri”, tha ai për Arenën.
Ai flet edhe për borxhet ndaj lojtarëve momental, të cilët nuk i kanë marrë katër pagat e stinorit pranveror. “Borxhet që klubi i ka ndaj lojtarëve jemi marrë vesh që të shlyhen para ndeshjes së parë të kampionatit”. /Telegrafi/