Për ta ndaluar një gjë të tillë, ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare, ka planifikuar të kërkojë llogari personale edhe nëpërmjet Kanunit, nëse është nevoja.
“Në të ardhmen do të kërkoj edhe llogari personale, sepse këtu nuk ke ku të ankohesh. Nuk kemi shtet e as asgjë tjetër. Këto gjëra në të ardhmen do t’i qes me Kanun”, ka thënë Munishi për “Epokën e re”.
Ai ka folur edhe në për barazimin e skuadrës së tij kundër Ferronikelit. Munishi mendon se duel me skuadrën nga Drenasi, “Gladiatorëve” u është vjedhur fitorja.
“Lojtarët e kanë luajtur ndeshjen më të mirë të sezonit. E kemi dominuar plotësisht ndeshjen, por neve na është vjedhur fitorja”, ka theksuar Munishi.
Nga kush u është vjedhur fitorja? “Nga ata që e kanë drejtuar ndeshjen. Ata nuk kanë qenë në nivel dhe nuk e kanë ndarë drejtësinë, por padrejtësinë”, tha ai.
Munishi ka shtuar se në futbollin tonë nuk ke ku të ankohesh, dhe sipas tij, këtu është bërë si në kohën e Turqisë.
“Këtu është bërë si në kohën e Turqisë. Ata të cilët të dënojnë në fund edhe të gjykojnë. Këtu nuk ke ku të ankohesh”, ka pohuar Munishi. /KP/Telegrafi/