Site icon Telegrafi

Munishi: Bunjaki as që është interesuar për lojtarët e Superligës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, kishte thënë para ndeshjes historike me Haitin se nuk i ka ftuar lojtarët vendorë për arsye se nuk janë të përgatitur sa duhet fizikisht, njëri prej tyre ishte edhe Mentor Zhdrella, 4 herë ‘Futbollisti i vitit në Kosovë’.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit të Llamkos Kosovës, i cili ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke i dalë në krahë lojtarëve të Superligës.

“Muharrem Sahiti edhe Albert Bunjaki mos të flasin për përgatitjet fizike dhe testimet në Superligën e Kosovës, sepse nuk i kanë bërë këto gjera. Madje nuk i kanë testuar as ata që i kanë thirr në Përfaqësuese, sepse disa prej tyre nuk ishin as në nivelin e Superligës, të cilën po e nënçmojnë aq shumë”, ka shkruar Munishi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version