Site icon Telegrafi

Munishi bën shaka me Prishtinën

Drenica të dielën në kryeqytet mundi Prishtinën me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 20-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Fitorja e drenicasve kundër prishtinasve është mirëpritur nga kreu i bankinës së Llamkos Kosovës, sepse pas kësaj humbje gjasat e Prishtinës në garën për titull të kampionit, janë zbehur mjaft shumë, pasi që tani “bardh e kaltrit” mbesin 10 pikë prapa lideri të tabelës, Llamkos Kosovës.

“Timonieri” i vushtrriasve, Ismet Munishi përmes profilit të tij në Facebook, ka ironizuar me Prishtinën.

“Drenicës ja ka pa hairin krejt Kosova e lere ma Vushtria Lamkos Kosova”, ka shkruar Munishi.

Llamkos Kosova aktualisht ka 43 pikë, e ndjekur nga Prishtina më 33 pikë, kurse Drenica renditet në pozitë e katërt më 31 pikë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version