Site icon Telegrafi

Munishi: Ballkani nuk është dorëzuar, do të luftojmë deri në fundit për titull

Ballkani i Suharekës ka barazuar kampion në shtëpi me Prishtinën (2-2), në kuadër të xhiros së 31-të.

Megjithatë, trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, ende nuk është dorëzuar në luftën për titullin kampion.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, krijuam raste dhe realizuam. Më pas bëmë disa lëshime edhe që na kushtuan, por të paktën po luajmë futboll cilësorë dhe njerëzit po kënaqen duke na shikuar. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund për titullin kampion, pasi që kemi gjasa matematikore”.

“Ne do të shkojmë në çdo ndeshje për të luajtur futboll dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka thënë Munishi për “Super Sport Kosova”.

Ballkani tashmë ka zbritur në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 63 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version