Telegrafi

Munishi ankohet në VAR në barazimin me Ferizajn

Prishtina barazoi pa gola në udhëtim te Ferizaj në kuadër të javës së dytë në Albi Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi kishte kritika ndaj VAR-it për një moment që u mori 15 minuta.

“Ishte ndeshje e vështirë, Ferizaj bëri ndeshje të mirë. Epilogu real ishte barazimi, por, ndikoi pauza në pjesën e parë se a ishte apo nuk ishte penallti”, deklaroi fillimisht trajneri i Prishtinës pas ndeshjes për ArtSport.

Lexo po ashtu Vetëm nga një pikë për Ferizajn dhe Prishtinën

“Të gjithë duhet të kenë kujdes me këto gjëra. Gjyqtari jep penallti, VAR-i nuk punon, pastaj e anulon. Gjyqtarët duhet ta shohin VAR-in një minutë apo dy”.

“Pastaj në 20 minutat e fundit të ndeshjes kishte problem me dukshmëri. Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin e lojtarëve. Jemi ekip i mirë”, shtoi më tej Munishi. /Telegrafi/