Site icon Telegrafi

Për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë, Trump porosit 300 hamburgerë në Shtëpinë e Bardhë (Foto/Video)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka organizuar një festë me ushqim të shpejtë në Shtëpinë e Bardhë, duke fajësuar kështu stafin e hotelerisë për mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Ai mirëpriti fituesit e kampionatit kombëtar të futbollit të kolegjit Clemson Tigers, duke shërbyer më shumë se 300 hamburgerë, patate të skuqura dhe pica, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të mbylljes, kemi porositur ushqim të shpejtë amerikanë të cilin e kam paguar unë”, ka deklaruar Trump para gazetarëve.

Pjesa e madhe e qeverisë federale nuk është duke funksionuar për shkak të mbylljes. Ajo ka prekur 800 mijë punonjës së sektorit publik, përfshirë këtu stafin e Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë qenë në pushim të detyrueshëm ose kanë punuar pa pagesë për 24 ditë.

Presidenti Trump është duke refuzuar ta aprovoj buxhetin federal nëse nuk ka fonde për murin përgjatë vijës kufitare me Meksikën, por Demokratët po e refuzojnë kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarë.

Rreth një e katërta e qeverisë federale do të vazhdojë të mbetet e mbyllur, kurse punonjësit siç janë ata kontrollorët e trafikut ajror dhe agjentët e Shërbimit Sekret do të vazhdojnë të punojnë pa pagesë derisa të arrihet një marrëveshje për shpenzimet.

“Kemi pica, 300 hamburgerë, shumë, shumë patate të skuqura, të gjitha ushqimet e preferuara”, ka deklaruar Trump derisa i priti të ftuesit në event.

“Dua ta shoh se çfarë do të mbetet kur do të largohemi, pasi që mendoj se nuk do të mbetet shumë”, ka shtuar Trump. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version