Site icon Telegrafi

Mungon rryma, vushtrriasit bëhen romantikë! (Foto)

Sikurse edhe disa pjesë të tjera të Kosovës, përveçse me reshje të mëdha të borës, si pasojë edhe të ftohtin, edhe banorët e qytetit të Vushtrrisë janë ballafaquar me reduktime të energjisë elektrike.

Por, qytetarët e kësaj komune, gjegjësisht pronaret e kafeneve në këtë qytet janë munduar që mungesën e energjisë elektrike ta “kompensojmë me romantizëm”.

Bëhet fjalë për një nga kafenetë në qendër të këtij qyteti – kafeneja “Gusto” e cila në çdo tavolinë të klientëve të saj, në mungesë të energjisë elektrike ka vendosur nga një qiri.

Gjithsesi, edhe ky “kompensim” është bërë prej “zorit”, duket diçka e bukur edhe romantike. /Telegrafi/

Exit mobile version