Site icon Telegrafi

Mungon mbrojtësi i viktimave, dështon seanca ndaj 70-vjeçarit që ngarkohet për vrasjen e bashkëshortes

Foto: Arkiv

Në mungesë për mbrojtësit të viktimave Gentrit Begolli ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit ndaj Izet Godenit, i cili akuzohet se kishte privuar nga jeta gruan e tij S.G në mënyrë mizore.

Paraprakisht gjykatësi i rastit Naser Foniqi tha se ka tentuar të kontaktojë me mbrojtësin e viktimave por i njëjti nuk është lajmëruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 25 vite burgim Godenin për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.

Gjykata e Apelit me 26 shtator 2023 kishte kthyer çështjen në rigjykim me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i përfshirë në shkelje esenciale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas vendimi të Apelit, thuhet se vendimi i Themelores nuk ka dhënë arsye për çdo pikë të aktgjykimit dhe se nuk është paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara apo të pavërtetuara.

Sipas aktakuzës thuhet se me 25 nëntor 2022 rreth orës 4 në mënyrë mizore Izet Godeni kishte privua nga jeta anëtarin e familjes, konkretisht bashkëshortë e tij  S.G.

Andaj me këto veprime Izet Godeni po ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”nga nenin 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimi për Drejtësi/

Exit mobile version