Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri ka kujtuar së fundmi në rrjetet sociale golin e shënuar në derbin e Liverpoolit ndaj Evertonit.
Përhapja e shpejt dhe e frikshme e coronavirusit ka bërë që futbolli të ndaloj së luajturi thuajse në çdo vend të botës.
Njëra nga to padyshim se është Liga Premier, e cila ka tre javë që ka pezulluar kampionatin shkaku i pandemisë.
Se futbolli është jeta këtë e ka treguar edhe ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Djaloshi nga Gjilani këtë e ka treguar me anë të një postimi në Instagram, ku shkrimit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi nga festa e golit ndaj Evertonit.
“Më mungon kjo ndjenjë. Shpresoj që topi të rrokulliset përsëri së shpejti”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij.
Ndryshe, Liga Premier ka njoftuar se sezonit do të fillojë në një moment të përshtatshëm. /Telegrafi/