Telegrafi

Mungon kapaku i një pusete në një lagje të Prishtinës, qytetarët raportojnë se kjo paraqet rrezik për fëmijët

Në platformën ndreqe.com, banorët e lagjes Ulpianë në Prishtinë kanë raportuar mungesën e kapakut të një pusete në park, e që po paraqet rrezik për fëmijët.

Telegrafi ka dërguar pyetje në mënyrë elektronike në Komunë të Prishtinës rreth kësaj problematike në këtë lagje dhe është në pritje të përgjigjes.

Raportimin mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7333.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve komunale, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj. /Telegrafi/