Telegrafi

Mungon higjiena në Spitalin e Prizrenit (Foto)

Spitali Rajonal i Prizrenit u shërben një popullate me një numër të përafërt prej 500 mijë banorëve që i mbulon gjashtë komunat: Dragash, Rahovec, Malishev, Suharek, Mamushë dhe Prizren.

Edhe ky spital si të tjerët në Kosovë, ka mungesë të kushteve për trajtimin e pacientëve.

Përderisa spitalet duhet të jenë objekte nga më të pastrat , shpesh ndodh që qytetarët raportojnë të kundërtën.

Një qytetar që ka dërguar disa foto te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, tregon për mungesën e higjienës në dhomën e vizitave.

Por, përveç ambienteve të brendshme edhe muret e jashtme dhe te dera e hyrjes, vërehen mure të dëmtuara./Telegrafi/