Telegrafi

I mungojnë tre yjet e mëdha, por Lakers merr fitore të madhe në udhëtim te Oklahoma

Los Angeles Lakers ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Oklahoma City Thunder.

Përkundër se Lakers në këtë takim ishin pa tre lojtarët kryesorë të skuadrës si LeBron James, Anthony Davis e D’Angelo Russell, kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë 117:123.

Në mungesë të yjeve të mëdha, ishte fundori gjerman Dennis Schroder që ka udhëhequr skuadrën nga Kalifornia në këtë takim me 26 pikë e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Troy Brown dhe Reaves që shtuan nga 19 pikë, derisa pikë dyshifrore realizuan edhe Walker (13), Bamba (12) dhe Beasley me 11 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte Williams me 24 pikë, derisa Giddey shtoi 22 të tjera, por pa sukses.

Me këtë triumf në Oklahoma, Lakers tani kanë 30 fitore e 33 disfata, derisa OKC janëdy pozita më poshtë me bilanc 28-34. /Telegrafi/