Site icon Telegrafi

Mungojnë punëtorët sezonal në Maqedoninë Lindore

Në fushat e Maqedonisë nuk ka se kush ta mbledh frytin. Punëtorët sezonal kanë ikur për punë në plazhet e Italis, apo edhe në Zvicër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agroafaristët ankohen se nuk ka lehtësime, por procedura burokratike për të angazhuar nxënës të shkollave të mesme dhe studentë për të mbledhur frutat, ose në industrinë e përpunimit.

Sipas Tv Telma, ekonomistët në sektorin e bujqësisë thonë se duhet të ketë regjistrime të punëtorëve sezonal, parasegjithash të forcës së re punëtore. Të rinjtë në lindje të Maqedonisë ikin jashtë vendit, kështu agroafaristëve u mbetet të blejnë maqineri për mbledhjen e frutave./Telegrafi/

Exit mobile version