Kyra Dew që vuante nga dhimbje të mëdha barku, është detyruar të shtrihet në dyshemenë e spitalit në Hereford të Anglisë, pasi mungonin shtretërit.
Pasi iu dha ndihma e parë, 22-vjeçarja fjeti duke shfrytëzuar xhaketën e saj si jastëk, ndërsa i kishin dhënë një batanije, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e spitalit kanë kërkuar falje për rastin, ndërsa kërkuan nga autoritetet të ndihmojnë në mënyrë që pacientët të kenë akomodim sa më të mirë.
“Ka vetëm dhjetë ditë që është operuar, gjendja saj vetëm mund të përkeqësohej”, ka thënë nëna e Dew, e cila vuan nga endometrioza, por gjendja saj është nën kontroll. /Telegrafi/