Site icon Telegrafi

Mungojnë Kololli e Paqarada, Challandes sytë kah Superliga e Kosovës për një mbrojtës të mjatë

Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe që iu ripërtëri gjatë ndeshjes Kosova – Malta, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova.

Lojtari sot e ka lënë tubimin dhe do ta lërë Kosovën për të vazhduar me rikuperim.

Tashmë trajneri Challandes është duke kërkuar një lojtar për ta zëvendësuar.

Këtë e konfirmon edhe FFK-ja në faqen zyrtare.

“Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Mund të ftohet urgjentisht nga Superliga e Kosovës, Yll Hoxha i Feronikelit.

Mbrojtësi i majtë ka treguar formë shumë të mirë në Superligë këtë edicion.

Trajneri Challandes ka thënë ditë më parë se i duhen edhe dy mbrojtës. /Telegrafi/

Exit mobile version